PDK pyet Kurtin: Ku mbet Zhlepi dhe Çakorri

Partia Demokratike e Kosovës përmes shefit të Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri ka ngritur disa pyetje për kryeministrin Kurti në seancën e sotme plenare.
Fillimisht, Tahiri ka pyetur kreun e ekzekutivit se cili është qëndrimi i tij për marrëveshjen e Washingtonit.
“Cili është qëndrimi i marrëveshjes i qeverisë rreth Washingtonit. Tashmë ka hapa konkret. Ne e dimë që kryeministri ka deklaruar se kjo është listë e zotimeve dhe jo marrëveshje. Prandaj sot duam të dimë cili është pozicioni i Qeverisë për këtë çështje”, ka thënë Tahiri, transmeton “Indeksonline”.
Më tutje, zyrtari i lartë i PDK-së e ka pyetur Kurtin se ku mbet Zhlepi dhe Çakorri.
“Pse hoqët dorë nga 8 mijë hektarët. Para se me nënshkru marrëveshje për bashkëpunim kufitar me Malin e Zi duhet të tregoni pozicionin tuaj për këtë çështje”, ka shtuar Tahiri./Indeksonline/