75 Mall Live Search
12:59 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Prishet lifti, lëndohet punëtori në Mitrovicë

Një person ka pësuar lëndime trupore gjersa ishte në vendin e punës në Mitrovicë.

IndeksOnline mëson se punëtori u lëndua pasi u këput lifti.

Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për IndeksOnline ka thënë se i lënduari është dërguar për tretman mjeksëor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

“Sot  rreth orës 12:00, është raportuar  se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar  derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë.

I lënduari është dërguar për tretman mjeksëor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore jan në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes!”, tha ai./IndeksOnline/