Italia po përgatitet për penallti kundër Austrisë, Mancini zgjedh emrat

Nesër Kombëtarja e Italisë zhvillon ndeshjen në fazën eliminim-direkt në EURO20 kundër Austrisë.
Ashtu siç raportojnë mediat në Itali, ‘Azzurrit’ gjatë seancës stërvitore kanë përgatitur penalltitë – në rast se ndeshja kundër ‘shqiponjës’ shkon në 11-metërsh, shkruan IndeksOnline
Madje trajneri Roberto Mancini ka zgjedhur edhe futbollistët se kush do të gjuaj.
I pari do të jetë lojtari i Chelseat, Jorginho – pas tij vijnë: Immobile, Acerbi, Berardi dhe Bonucci. Në këto stërvitje u përdoren edhe lojtarët, Di Lorenzo dhe Spinazzola.
Ndeshja mes Italisë dhe Austrisë zhvillohet nesër nga ora 21:00 në stadiumin ‘Wembley’ në Londër./IndeksOnline/