City s’pret, bën gati ‘goditjen’ e madhe të afatit kalimtar

Manchester City pritet të bëjë një super blerje gjatë afatit kalimtar të verës.
Kampioni aktual i Premierligës është afër të nënshkruaj me lojtarin e Aston Villas dhe të Kombëtares së Anglisë, Jack Grealish, shkruan IndeksOnline
talkSPORT raporton se City ka bërë një ofertë prej 100 milionë funtave – që do të jetë shumë vështirë për t’u refuzuar nga ‘The Villa’.
BREAKING: Manchester City are close to signing Jack Grealish for around £100m.
— talkSPORT (@talkSPORT) June 25, 2021
– talkSPORT sources understand.
More now with @JimWhite
📻 Listen → https://t.co/VJgUHnqdM1 pic.twitter.com/Ahdxa6Vqfu
Mesfushori 25-vjeçar ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2025. Ai gjatë sezonit të kaluar në Premierligë zhvilloi 26 paraqitje, shënoi 6 gola dhe bëri 12 asistime.
Çmimi i tij në sajtin e njohur, ‘Transfermarkt’ shkon deri në 65 milionë euro./IndeksOnline/