75 Mall Live Search
12:29 / E Premte, 25 Qershor 2021 / OSH

Avokati i Popullit pret në takim Imamin, Labinot Maliqi

Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj dje mirëpriti në takim Imamin, Labinot Maliqi.

Maliqi përmes një njoftimi në Facebook bëri të ditur që e vlerësoj Qelajn për qëndrimet parimore që mbanë rreth praktimit të çdo të drejte që garantohet me Kushtetutën e Kosovës, përfshirë edhe bartjen e shamisë.

Ai shpreson që së shpejti të largohet kjo ndalesë administrative nga qeveria Kurti, dhe të mundësohet bartja e shamisë edhe në shkollat tona sikurse në çdo shtet të fuqishëm demokratik.

Postimi:

Dje u mirëprita nga Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, të cilin e përgëzoj për punën që bën dhe e vlerësoj për qëndrimet parimore që mbanë rreth praktimit të çdo të drejte që garantohet me Kushtetutën e Kosovës, përfshirë edhe bartjen e shamisë, e cila ka mbështetje edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku thuhet se:

“Çdo person ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të shfaqur fenë e tij ose bindjet e tij nëpërmjet kultit, arsimit, praktikave dhe kryerjes së riteve.”

Zyra e Avokatit të Popullit, që nga 4 qershori i vitit 2004, sa ishte drejtues i kësaj zyre Marek Antoni Noëicki, kishte publikuar zyrtarisht Raportin Special Nr. 8, ku kundërshtonte fuqishëm përpjekjet e pushtetit të atëhershëm për të ndaluar bartjen e shamisë në shkolla. Nëpërmjet këtij raporti kërkohet që të lejohet bartja e shamisë në shkolla, dhe të shfuqizohet çfarëdo ndalese administrative që nxirret nga Ministria e Arsimit dhe e pengon zbatimin e një të drejte kushtetuese.

Më bëri përshtypje se në vitin 2004 qeverisja e atëhershme shaminë e ka konsideruar #simbol, ndërsa gjatë viteve të fundit është zëvendësuar kjo shprehje me termin #uniformë. As njëra dhe as tjetra nuk është e saktë. Shamia nuk është uniformë e aq më pak simbol, shamia është #obligim për çdo besimtare, e cila me dëshirë dhe vullnet të plotë dëshiron t’i bindet Zotit të Plotfuqishëm.

Shpresoj së shpejti të largohet kjo ndalesë administrative nga qeveria Kurti, dhe të mundësohet bartja e shamisë edhe në shkollat tona sikurse në çdo shtet të fuqishëm demokratik.