75 Mall Live Search
15:43 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / OSH

Zyrtare: Erlis Frashëri largohet nga KF Drenica!

Mbrojtësi i njohur shqiptar, Erlis Frashëri ka ndarë rrugët me ekipin e Drenicës.

Frashër me anë të një postimi ka treguar se sot i ka skaduar kontrata me klubin nga Skenderaj, transmeton indeksonline.

Ai ka falënderuar trajnerët Blerdar Devolli dhe Sami Sermaxhaj, po ashtu bashkëlojtarët dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza”.

Frashëri u bë pjesë e Drenicës në janar të këtij viti. Para se të transferohej në Skenderaj, ai ishte pjesë e klubit, Gjilani./Indeksonline/