75 Mall Live Search
18:05 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / OSH

Artisti Ne-Yo bëhet baba për herë të pestë

Artisti i njohur, Ne-Yo është bërë baba për herë të pestë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, derisa postimin e bëri e dashura e tij, shkruan Mirror.

Crystal Smith zgjodhi që të publikojë një fotografi ku shihet këngëtari, duke treguar se janë tejet të lumtur.

Çifti gjithashtu tha që ata e quajtën të porsalindurin e tyre Isabella Rose Smith dhe Crystal tha se “bota e saj më në fund është e plotë”.

Çifti tashmë ndajnë së bashku edhe katër fëmijë të tjerë, Shaffer Chimere, Roman Alexander-Raj, Madilyn Grace dhe Mason Evan.