Danimarka pas shumë viteve kalon në çerekfinale të Kampionatit Europian

Kombëtarja e Danimarkës ka shënuar fitore të madhe kundër Uellsit në 1/8 e finales në Kampionatin Europian EURO20.
Danezët fituan 4 me 0 kundër Uellsianëve, ndeshje kjo që u zhvillua në Amsterdam të Holandës, shkruan IndeksOnline
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 27’të, ku sulmuesi Kasper Dolberg gjuajti nga distanca.
Me epërsi minimale 1 me 0 për danezët u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, vazhdoi dominimi i Danimarkës dhe kjo u shpërblye menjëherë në minutën e 48’të, ku pas një gabimi në mbrojtje u gjendë për mrekulli Dolberg që shënoi golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Kombëtaren e Danimarkës.
Në minutën e 89’të mbrojtësi, Joakim Maehle shënoi për shifrat 3 me 0.
Kurse për t’i dhënë fund ndeshjes, në ‘skenë’ doli Braithwaite me golin e parë në EURO dhe të 4-tin në këtë ndeshje (4-0).
Me këtë fitore, Danimarka kualifikohet në çerekfinale pas 29 viteve në Kampionat Europian. Në këtë raund danezët duhet presin ndeshjen mes Holandës dhe Çekisë – për ta mësuar kundërshtarin./IndeksOnline/