Ndërpritet fluturimi i “United Express”/ Pasagjeri hap derën e avionit, hidhet në autostradë

Fluturimi i ‘United Express’ u ndërpre pasi një pasagjer u hodh nga aeroplani dhe ra në autostradën e aeroportit. Sipas mediave të huaja burri fillimisht u përpoq të hynte në kabinën e pilotit.
Pasagjeri u përpoq disa herë të hapte derën e kabinës para se të hapte përfundimisht një nga dyert dhe të hidhej në autostradë.
Ai u shtrua në spital dhe lëndimet e marra gjatë hedhjes nuk janë të rënda. Ndërkohë FBI po heton mbi incidentin e ndodhur.