Policia deklarohet për rrahjen në Pishinën e Gërmisë
Policia e Kosovës është deklaruar për rrahjen në Pishinën e Gërmisë, për të cilën Indeksonline ka raportuar.
Flora Ahmeti, zëdhënëse për Rajonin e Prishtinës tha se Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, u shpreh ajo.
Ndryshe, Indeksonline ka publikuar edhe pamje nga përleshja fizike.