Kur do të mbahet koncerti “Time Capsule” nga Capital T, në Prishtinë?
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/06/d15a3fc2-6e83-4e95-be4c-fb3f9ceae8f0.jpg)
“Time Capsule” është koncerti i cili u mbajt nga Capital T në Tiranë.
Por, fansat e tij janë të interesuar të dinë se kur po të mbahet ky koncert edhe në Prishtinë.
E në këtë pyetje u është përgjigjur vet Trim Ademi, duke u thënë se ky koncert pritet të mbahet vitin e ardhshëm.
“2022”, ka shkruar ai në përgjigjen për fansat e tij në Instagram.
Capital T po vazhdon të sjellë projekte të reja muzikore.