Kafe e llafe, deputetët e VV-së në Stamboll

Këtë të diel dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe Fitore Pacolli e kaluan në Stamboll.
Abrashi postoi një fotografi në Facebook, ki shihet së bashku me Pacollin duke pirë kafe, shkruan Indeksonline.
Në lokacion, Abrashi ka vendosur “Taksim Gezi Park”.
Kujtojmë që dje, me ftesë të Komunës Metropolitane të Adanas, Abrashi dhe Pacolli morën pjesë në panelin ndërkombëtar për Kosovën.
Ata kanë njoftuar se në atë tryezë është diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale mes Turqisë dhe Kosovës dhe nivelin e thellimit te bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në pushtetin qendror dhe atë lokal./Indeksonline/


