Gjendet i vdekur në malet e Drenicës një person

Është gjetur i vdekur në Skenderaj para dy ditësh një person, njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, një dëshmitar e ka gjetur në pyll viktimën mashkull kosovar.
Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe të policisë, që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti po vazhdon të hetohet.