Për herë të parë rrëfehet Andi, zbulon të vërtetën për skandalin me Tean

Andi dhe Tea dolën nga programi ‘Për’puthen’ si çift.
Dyshja kishin mashtruar një publik të tërë, por që me kalimin e kohës u zbuluan të gjitha, shkruan Indeksonline.
Në një intervistë në ‘Top Arena’ ai rrëfeu më shumë rreth skandalit që u bë atë kohë.
“Pas skandalit me Tean, ajo ishte personazhi që u sulmu më shumë dhe ti dole pak si viktima e situatës. Pse mendon se ndodhi kjo?”, e pyeti Antonela.
“Me thënë të drejtën edhe unë jam habitur pak nga kjo gjë, se tek e fundit faktor kemi qenë të dy, pa përfshirë dhe pjesën tjetër që e kanë bërë publike dhe herë tjera. Po nuk di se kujt t’ia vë gishtin më përpara, në rradhë të parë ia vë vetes time normalisht se isha pjesë e gjithë asaj gjëje që u kriju, pastaj të gjithë tjerëve me rradhë, të cilit ishin një shtysë sado e lehtë për të dalë në atë përfundimi që më vonë u penduam”, u përgjigj Andi./Indeksonline/
