Pak ditë para konventës, mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike është mbledhur pak ditë para mbajtës së konventës ku do të zgjidhet kryetari i i ri i këtij subjekti.
Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se në këtë mbledhje përveç tjerash po diskutohet për përgatitjet e konventës.
Deri tash asnjë kandidaturë zyrtare nuk ka për kryetar të partisë më të madhe opozitare në vend.
Nderkohë që përmenden dy kandidat potencial për të marrë drejtimin e PDK-së, ai i Enver Hoxhajt dhe Memli Krasniqit./Indeksonline/