75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Granit Xhaka: Kur besoni, ju mund ta bëni

Granit Xhaka ka reaguar pas fitores së mbrëmshme kundër Francës në 1/8 e finales në Kampionatin Europian EURO20.

Futbollisti kosovar që përfaqëson ‘Helvetikët’ ishte një nga më të mirët në fushë, shkruan IndeksOnline

Kapiteni përmes rrjeteve sociale ka publikuar një foto me mbishkrim: “Kur besoni, ju mund ta bëni”.

Kujtojmë që Xhaka fitoi çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’, por lojtari i Arsenalit do të mungoj në çerekfinale kundër Spanjës për shkak të kartonëve të verdhë./IndeksOnline/