Azet bëhet me menaxher të ri, Jetmir Agaj jep lajmin e madh
Jetmir Agaj përmes një paraqitje në llogarinë e tij në Instagram ka bërë me dije se është bërë menaxher i këngëtarit të famshëm Azet.
“Nga sot menaxher i Azet. Vera 2021”, ka shkruar mes tjerash ai, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, Azet vazhdon të jetë njëri ndër artistët më të famshëm gjithandej.
Aktualisht ai po shijon suksesin e bashkëpunimit me këngëtaren Tayna. /Indeksonline/