75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Benitez rikthehet në Premierligë

Trajneri i njohur Rafa Benitez është rikthyer në ‘shtëpinë’ e tij të dikurshme në Premierligë.

Rafa është emëruar trajner i Evertonit. Ai ka firmosur kontratë tre-vjeçare me ‘The Toffess’, shkruan IndeksOnline

“Ne po e emërojmë Rafan sepse besojmë se ai do të sjellë sukses në klubin tonë”, ka thënë aksionari i klubit Farhad Moshiri.

61-vjeçari së fundmi ishte trajner te klubi kinez, Dilian Professional.

Gjatë karrierës së tij ai ka menaxhuar edhe klubet, si: Liverpool, Valenica, Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Newcastle United./IndeksOnline/