75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Kombëtarja e futsallit pjesëmarrëse në turneun që do të mbahet në Tajlandë

Kombëtarja e Kosovës në Futsall me datën 21 korrik do të udhëtojë për në Tailandë, ku do të marrë pjesë në turneun “Continental Futsal Championship 2021”.

Pjesë e këtij turneu krahas Kosovës do të jenë edhe Tailanda, Lituania, Irani, Uzbekistani, Egjipti, Mozambiku dhe Tagjikistani, e ku pesë nga këto kombëtare do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror i cili mbahet në Lituani, në shtatorin e këtij viti/

Përzgjedhësit Arben Simitçiu do t’i shërbejë ky turne për ta mbajtur ekipin në formë dhe për ta përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese.