Zyrtare: Rexhbeçaj e mbyll aventurën me FC Koln

Elvis Rexhbeçaj është larguar përfundimisht nga FC Koln.
Mesfushori kosovar është larguar nga klubi i Kolnit dhe është rikthyer në ekipin e tij Wolfsburg, shkruan IndeksOnline
Te Kolni ai ishte në formë huazimi, ku gjatë sezonit 20/21 ai bëri 30 paraqitje dhe shënoi 5 gola (2 asistime).
Lajmin për largimin e kosovarit e ka bërë të ditur vet klubi përmes rrjeteve sociale.
🕺 Mach et joot, Derbyheld! Es war uns eine Ehre, Elvis! ❤🤍 #effzeh pic.twitter.com/7Iu2ZwbMSh
— 1. FC Köln (@fckoeln) June 30, 2021
“Hero i derbit. Ishte kënaqësi dhe privilegj të të kishim me ne”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare në ‘Twitter’.
Kujtojmë që Rexhbeçaj ka kontratë me Wolfsburg deri në vitin 2023. Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 4 milionë euro./IndeksOnline/