75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / AR

Hyri për t’u freskuar, mbytet në rezervuar një burrë në Tiranë

Mbytet në rezervuar një burrë në Tiranë Një 74-vjeçar është mbytur ditën e sotme në një rezervuar në Tiranë.

Viktima është me inicialet M.T. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palaq, Prezë.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se i moshuari ka hyrë për t’u freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./noa/