Betonjerkat pa kurfarë përgjegjësie/ “Mbushet” asfalti me beton në Fushë Kosovë

Betonjerkat duket se s’po kanë kujdes të mjaftueshëm gjatë bartjes së betonit në destinacionin e duhur.
Në rrugën kryesore në Fushë Kosovë sot është parë një betonjerkë në lëvizje ku kishte rrjedhje të madhe të betonit.
Sipas videos që ka siguruar IndeksOnline, një sasi e konsiderueshme e betonit rrjedhte vazhdimisht nga betonjerka.
Kësisoj, rrezikoheshin edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion./IndeksOnline/