Kryetari Ilazi takon ministrin Çeku, merr disa zotime

Kryetari i Komunës Besim Ilazi së bashku me drejtorin për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, takuan Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. Kryetari Ilazi fillimisht e uroi Ministrin për detyrën e re, duke i dëshurar suksese e punë të mbarë.
Kryetari e njoftoi Ministrin për punët dhe aktivitetet në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në komunën tonë.
Kryetari ngriti shqetësimin e tij për projektet që kanë nisur e që nuk kanë përfunduar- palestra sportive, projekt që është duke u financuar dhe menaxhuar nga MKRS, ndërtimi i terreneve sportive – tribunave në stadiumin “ Besnik Begunca” financuar po nga kjo ministri etj.
Kryetari Ilazi mori zotimin se shumë shpejtë për të gjitha çështjet e ngritura do të merr edhe përgjigje. Në këtë takim u konfirmua bashkëpunimi mes dy institucioneve për realizimin e projekteve konkrete.