Digjet një veturë në mes të rrugës në Gjakovë

Një veturë ka marrë flakë para pak minutash në komunën e Gjakovës, në afërsi të stacionit të autobusëve.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarët kanë treguar se nga ky rast s’ka të lënduar.
Kurse në vendngjarje kanë dalë zjarrëfikësit për të shuar zjarrin.
Ndryshe, ditëve të fundit është rritur numri i veturave që kanë marrë flakë gjersa ishin në lëvizje./IndeksOnline/