75 Mall Live Search
17:35 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / B O

Studentja “masakrohet” në rrjet pasi i propozoi të dashurit për martesë

Një studente është kritikuar pasi ndau një video, ku shihej duke i propozuar të dashurit të saj. Ukabed Sheybani u takua me të dashurin e saj, Cherno Ameri në Mars por pretendon se e kuptoi shpejt se marrëdhënia e tyre ishte e veçantë dhe për këtë arsye kishte vendosur t’i propozonte.

24 vjeçarja nga Suedia ndau me krenari pamjet duke e lënë të dashurin pa fjalë ndërsa u ul në gju për t’i drejtuar pyetjen me një unazë në duar. Por shumë shpejt u përball me një sërë komentesh negative nga ata që pretendonin se ky veprim ishte i turpshëm.

Ajo thotë se ishte shokuar më shumë nga fakti se komentet negative vinin nga gratë. Ukabed beson se propozimet janë vetëm një nga aspektet e jetës ku duhet të ketë barazi gjinore. Klipi, i postuar në TikTok ka grumbulluar më shumë se 10 milion shikime.