Në parking, prishtinasi arrestohet pasi ia tregon një personi armën dhe fut fishekun në tytë

Një person dje është arrestuar pasi gjersa ishte në parking një personi tjetër ia kishte ekspozuar një armë të shkurtë dhe fut fishekun në tytë derisa kishte qenë duke biseduar.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Sipas PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”.
“Rr. 28 Nëntori, Prishtinë 01.07.2021 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë me veturën e tij në parking ia kishte ekspozuar një armë të shkurtë dhe fut fishekun në tytë derisa kishte qenë duke biseduar me viktimën mashkull kosovar. I dyshuari më vonë është hasë nga policia nga i cili është sekuestruar një pistoletë me 8 copë fishek. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje “, thuhet në njoftim./IndeksOnline/