Gjoshi: Në mungesë të Thaçit dhe Veselit, Kosova është çakorduar në politikë të brendshme dhe të jashtme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi konsideron se sot në mungesë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Kosova është tërësisht e çakorduar si në politikë ne brendshme, por edhe në politikën e jashtme.
“Sot, Kosova drejtohet nga njerëz që nuk kanë vendosur asnjë gurë në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në shumë raste, këta njerëz e kanë luftuar idenë e shtetit të Kosovës. Të njejtit po vazhdojnë të sillen njësoj, ta dëmtojnë edhe më shumë shtetin e Kosovës, sidomos në politikën e jashtme, duke e paraqitur atë si një shtet të dështuar. Në shumë raste Serbia dhe Rusia nuk kanë nevojë të deklarohen, sepse është politika e jashtme e drejtuar nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti që bëjnë deklarata skandaloze. Kjo politikë e jashtme, po e çon Kosovën drejt konfliktit me shtete mike dhe përkeqësimit të raporteve. Kjo rrugë, do ta çojë Kosovën drejt izolimit”, ka shkruar ai, transmeton IndeksOnline.
Shkrimi i tij i plotë: