Përfundojnë 90 minuta të ndeshjes Zvicra-Spanja, duhen vazhdimet për të mësuar emrin e gjysmëfinalistit

Ka përfunduar ndeshja e rregullt mes Zvicrës dhe Spanjës me rezultat 1:1.
Do të duhen vazhdimet për të mësuar emrin e gjysmëfinalistit të parë të Evropianit, transmeton Indeksonline.
Dennis Zakaria në minutën e 8-të shënoi autogol për t’i dhuruar epërsinë Spanjës.
Pastaj në minutë e 68-të, Zvicra barazoi me anë të Xherdan Shaqiri.
Në minutën e 77-të, Zvicra mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Freuler mori karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër./Indeksonline/