75 Mall Live Search
08:31 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Brazili në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, e eliminon Kilin

Kombëtarja e Brazilit ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Brazilianët mposhtën me rezultat 1:0 kombëtaren e Kilit, transmeton Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lucas Paqueta në minutën e 47-të. Vlen të theksohet që Brazili nga minuta e 48-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Gabriel Jesus mori karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Kili arriti të shënoi gol në minutën e 62-të, por VAR ia anuloi për pozitë jashtë loje.

Brazili në gjysmëfinale do të luaj kundër Perusë, që e eliminoi Paraguain./Indeksonline/