75 Mall Live Search
10:57 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Hoxhaj: Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë

Ish-ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur në Konventën e PDK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka përmendur edhe dy ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi qëlufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK’së. Ne bashkëpuntorët e tyre jemi shumë krenarë me ta.  Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.