Dyshohet për një mjet shpërthyes në Breg të Diellit, policia në vend të ngjarjes

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimit që sipas Policisë dyshohet të jetë mjet shpërthyes.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës ka thënë se posa e kanë marrë këtë informatë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe se kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, ka thënë Borovci për “Indeksonline”.
Pas pak “Indeksonline”, sjell detaje sjellim detaje më të hollësishme për këtë rast.