Gwen Stefani dhe Blake Shelton martohen në fshehtësi

Gwen Stefani dhe Blake Shelton i kanë dhënë fund beqarisë.
Sipas ‘Page Six’, ata u munduan ta mbajnë të fshehtë këtë ceremoni por nuk kanë mundur t’i ikin syrit të publikut, transmeton Indeksonline.

Ceremonia u zhvillua në fermën e Blake Shelton në Oklahoma. Burimet thanë se ai ndërtoi një kishë me qëllim që të martoheshin atje larg të tjerëve.
Blake dhe Gwen u fejuan në tetor të vitit 2020. “Gwen Stefani, faleminderit që më shpëtove vitin 2020…dhe pjesën tjetër të jetës sime. Dëgjova një PO!” ka shkruar Shelton në Instagram.

Tre djemtë e Stefani dhe Rossdale, Kingston (15), Zuma (12) dhe Apollo (7) thuhet se kanë marrë pjesë në dasmë./Indeksonline/
