75 Mall Live Search
13:17 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / AR

Burrat me plisa duke u puthur, vjen reagimi i Labit: Pikturë e pa nevojshme me plis dhe veshje kombëtare sa për të marr famë false!

Ditë më parë në sheshin e Prishtinës u mbajt parada “Bashkë dhe Krenarë” në përkrahje të komunitetit LGBTI.

Në rrjetet sociale u shpërndan disa punime të një artisteje e cila kishte pikturuar meshkujt me veshje kombëtare teksa shkëmbenin puthje në buzë, shkruan Indeksonline.

May be an image of 2 people and people kissing

Lidhur me këtë ka reaguar këngëtarin i famshëm kosovar, Labinot Tahiri, o cili gjatë një mbrëmje muzikore u shpreh se kjo pikturë ishte e panevojshme sa për të marr famë false.

Ai tha se as në fe e as në karakter te njerëzve nuk me takon të përzihem, por të besh pikturë denigruese duke përdorur plisin dhe veshjen kombëtare nuk e di a ka ndodhur në ndonjë shtet tjetër.

Postimi i plotë:

⛔️PIKTURË E PA NEVOJSHME ME PLIS DHE VESHJE KOMBETARE SA PËR TË MARR FAMË FALLSEE!!!🇦🇱Reagim me vend vetem për punen e nje piktures qe ishte disa dite me pare, e cila ishte abuzuese me vlerat e kombit!Ta dini mirë, që karriera e fama nuk behet me zor, po ashtu nuk behet duke abuzuar me hjeshinë që ka kombi ynë i lashtë shqiptar.

🖐🏻

Asnjeherë nuk dua te përzihem në ndjenjat e askujt, madje ne jeten dhe kahjen e jetes se kah duan te marrin njerezit sepse neser nuk e dim asnjeri se si na vjen jeta!🖐🏻Pastaj; as në fe e as në karakter te njerëzve nuk me takon të perzihem, por të besh pikturë denigruese duke perdorur ‘🇦🇱PLISIN DHE VESHJEN KOMBETARE🇦🇱nuk e di a ka ndodhur ne ndonje shtet tjeter pos te disa njerëz tanë sa per servilizem!!!KUJDES ME VLERAT KOMBETARE!Pa ofendime edhe për piktorin!Degjojeni kengen dhe fjalët në mbremje ku isha duke kënduar!ZOTI JU DHASHTE RRUGEN E DUHUR PËR JETEN SECILIT NGA NE.Labi Kosovë e Shqipërisë! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱‘. /Indeksonline/