Senatorja viziton ushtarët amerikanë në Kosovë, paralajmëron për ndikimin rus

Çdo 4 korrik amerikanët kudo që janë shënojnë Ditën e Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara. Kjo festë u shënua edhe në Bondsteel, bazën kryesore amerikane në Kosovë.
Para ushtarëve amerikanë, senatorja Joni Ernst, tha se Kosova është një mision i veçantë për ushtrinë amerikane, teksa përshëndeti shërbimin e tyre si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Po ashtu para ushtarëve, senatorja theksoi rolin e rëndësishëm që kanë trupat amerikanë në ruajtjen e prosperitetit dhe stabilitetit të rajonit.
Senatorja Joni Ernst gjithashtu paralajmëroi se shumë ndikim rus po përpiqet të vijë në Ballkan.
“Nëse nuk e keni kuptuar, ka shumë ndikim rus që po përpiqet të hyjë në Ballkan dhe në mënyrë që të ruajmë prosporitetin dhe stabilitetin e rajonit, ne ju kemi juve këtu“, u shpreh ajo.
Disa prej ushtarëve që prisnin që së shpejti të ktheheshin në vendin e tyre, thanë se misioni në Kosovë ishte përvoja më e mirë ushtarake deri më tani./Indeksonline/