Aksident në hyrje të Lipjanit, vetura mbetet e shkatërruar në mes të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Lipjanit.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihet një veturë e dëmtuar.
Policia e trafikut i është përgjigjur rastit dhe është duke u marrë me aksidentin.
Përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për persona të lënduar./IndeksOnline/