75 Mall Live Search
23:30 / E Diele, 07 Qershor 2026 / B XH

Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovës, LDK renditet e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave edhe në komunën e Fushë Kosovës, raporton IndeksOnline.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizje Vetëvendosje ka dalë fituese në këtë komunë duke marrë 49,44%.

E pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20,74%.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 17,57%, ndërsa Aleanca ka marrë 2,96%. /IndeksOnline/