75 Mall Live Search
18:29 / E Martë, 06 Korrik 2021 / k.v

Bie nga lartësia një 44 vjeçar derisa po punonte në Prishtinë

Një 44 vjeçar derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore, transmeton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Sylejman Vuçiterna” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku është duke u trajtuar nga mjekët.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me inspektorin dhe janë duke u marrë me hetimin e rastit./IndeksOnline/