Mura befason Shkëndijën në Shkup

Skuadra e Shkëndijës zhvilloi përballjen e parë në kuadër të raundit të parë eliminator kundër skuadrës së Mura-s nga Sllovenia. Pas 90 minutave të para të përbaljes së dyfisht, ndeshja në Shkup u mbyll me rezultatin 0-1 në të mirë të skuadrës sllovene.
Pas iniciativës fillestare të skuadrës nga Tetova dhe disa rasteve fillestare, ishin miqtë nga Sllovenia ata që hapën rezultatin.
Në minutën e 28-të mbrojtësi Jan Krivak, ndërhyri në mënyrë të ashpër në zonën e rrezikut, ndërsa arbitri kryesor, portugezi Antonio Nobre tregoi në pikën e bardhë.
Penaltinë e ekzekutoi në mënyrë të sigurtë Luka Bobicanec, i cili dërgoi portierin e Shkëndijës në njërën anë, ndërsa topin, në anën tjetër.
Në minutën e 37-të, Shkëndija kanoset nga goditja e lirë, mirëpo në momentin e fundit mbrojtja e skuadrës sllovene bllokon tentimin e Ibraimit dhe pastaj eviton rrezikun nga zona e rrezikut.
Ndërkohë në minutë e fundit të pjesës së parë, arbitri Nobre tregon për herë të dytë në pikën e bardhë, pasi që Besart Ibraimi u ndal në mënyrë të parregullt nga Matiç Marushko.
Mirëpo goditja e Besart Ibraimit përfundoi jashtë portës, pas së cilës menjëherë arbitri kryesor tregoi se është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Shkëndija kaloi në ofenzivtë plotë dhe krijoi disa raste, mirëpo mungoi konkretizimi.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Slloveni me 13 korrik. /IndeksOnline/