Vajza e rrah nënën me grushte

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur sot . Kësaj radhe pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete vajza e ka rrahur nënën e saj duke e goditur me grushte prapa koke.
“Indeksonline”, mëson se rasti ka ndodhur në rrugën Ismet Krasniqi në Prishtinë.
E dyshuara tashmë është intervistuar dhe prokurori kujdestar ka vendosur që rasti të procedohet në mënyre të rregullt./Indeksonline/