75 Mall Live Search
12:38 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

Paralajmëron Vitia: Nëse refuzojmë të vaksinohemi, deri në vjeshtë një valë e re është e pashmangshme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19.

Pas marrjes së vaksinës, Vitia në një konferencë për media u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi që kjo është rruga e vetme për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19.

Ai iu ka bërë thirrje që të vaksinohen pasi vendi pritet të goditet nga një valë e re e COVID-19.

“Nëse sot refuzojmë të vaksinohemi, një valë e re COVID është e pashmangshme dhe variant i ri i COVID është prezent edhe në vendin tonë. Nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, e që sipas ekspertëve është e pashmangshme, vetëm përmes vaksinimit ruajmë shëndetin tone”, tha Vitia në konferencë