75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Mësohet emri i zyrtarit që dyshohet se ka bërë dallavere në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve

Indeksonline ka raportuar sot për arrestimin e një zyrtari në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë.

Personi i arrestuar dyshohet se ka bërë falsifikime dhe dallavere të tjera në detyrën zyrtare, në këmbim të përfitimeve financiare.

Burime të Indeksonline mësojnë se zyrtari i arrestuar është Besart Gashi, 33 vjeçar.

Ka dyshime të bazuara se ky zyrtar kishte regjistruar automjetete pa çertifikatë të kontrolleve teknike dhe ka keqpërdorur pagesat e taksave komunale.

Dyshimet ndaj tij kishin nisur nga muaji janar ku ishte i përfshirë në një rast të dyshimt keqpërdorimi.

I dyshuari, Besart Gashi është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/