75 Mall Live Search
15:38 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / k.v

Pranga 23-vjeçarit të shpallur në kërkim, ishte dënuar me burg për dy vepra penale

Një person me inicialet R.K., 23-vjeç, i cili ishte në kërkim nga autoritetet pasi gjykata e kishte dënuar me dy muaj burg efektiv për kanosje dhe pengim të personit zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare, është arrestuar sot nga policia.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i riu ka qenë në kërkim policor në bazë të Urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

“I njëjti sot rreth orës 12:00 është arrestuar nga Njësiti i Qendrës së Ndalimit dhe është përcjellë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës për vuajtje të dënimit me burgim prej 60 ditëve”, kanë thënë në polici./IndeksOnline/