Situata në Odën Ekonomike dhe kërkim dorëheqja e Rukiqit/ Kryetari i Kuvendit të OEK-ut: Do të ketë tjetër takim

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës pati një situatë kaotike ku u kërkua dorëheqja e Kryetarit e OEK-ut, Berat Rukiqit.
Kryetari i Kuvendit të OEK-ut, Ruzhdi Kurtishaj në një prononcim për Indeksonline ka treguar se do të mbahet një Kuvend tjetër ku do të debatohet hapur.
“Ka pakënaqësi në mesin e anëtareve të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës me mënyrën e udhëheqjes së kryetarit me OEK, dhe për këtë arsye do të zhvillohet një takim tjetër i Kuvendit të OEK-ut, ku do të debatohet hapur për pakënaqësit dhe vërejtjet e bizneseve. Po ka patur zë kritikë për disa çështje dhe është kërkuar dorëheqja e kryetarit të OEK(Berat Rukiqit)”, u shprehë ai.
Indeksonline raportoi se disa anëtarë të Kuvendit të OEK-ut kanë kërkuar dorëheqjen e Berat Rukiqit pasi ky i fundit nuk po merret me probleme të bizneseve./Indeksonline/