Ish deputetit të PDK-së i vdes nëna

Ish deputeti i PDK-së, Latif Gashi, ka njoftuar se sot nëna e tij 88 vjeçare u nda nga jeta.
Ai njoftoi se varrimi i së ndjerës, Rabë, bëhet sot në ors 19:30.
Postimi:
Të nderuar miq e dashamirës
Me hidhërim të thellë ju bëj me dije, se sot me datë 09.07.2021 në moshen 88 vjeçare u nda nga jeta Nëna jonë, Raba Gashi
Oj Nanë gjithë këtë jetë e pate luftë me vuajtje, sfida e sakrifica kushtuar familjes dhe lirisë së Atdheut ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën tënde.
Kujtimi për Ty oj Nanë gjithmonë do të mbetet i paharruar.
Oj Nanë
Çdo lot që ke derdhur nga sytë e tu
për mua, për ne, oj Nana ime, Nëna jonë, tu bëftë parajs në jetën që shkove!
Lamtumirë Nana jonë – Heroina jonë!
Njoftim: varrimi bëhet sot me 09.07.2021 , në ora 19 e 30 min.
Ne varrezat e fshatit Dobërdol- Komuna, Podujevë.