75 Mall Live Search
17:21 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

“Kurti se pranoi për zv.ministër”/ Anëtari i “Guxo” e quan mashtrues Haxhi Avdylin: “Gënjeshtra vonon por del në shesh”

Kordinatori i Listës “Guxo” në Ferizaj, Balton Derguti i ka reaguar Haxhi Avdylit. Ky i fundit tha se se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e kishte pranuar Dergutin për zëvendësministër.

Pas kësaj deklarate, Derguti ka reaguar duke e quajtur Haxhi Avdylin mashtrues dhe gënjeshtar, transmeton Indeksonline.

Derguti e ka ftuar publikisht Haxhi Avdylin në debat publik në cilin do medium nacional.

Postimi i plot i Balton Dergutit:

Si duket Haxhi Avdyli ende nuk e ka kuptuar se duke gënjyer dhe manipuluar elektoratin dhe qytetarët nuk mund të ecet përpara, gënjeshtra vonon por del në shesh.

Ta promovosh politiken e liderit historik Ibrahim Rugova dhe të grumbullosh vota te qytetarët me këtë premtim se do ta vazhdosh rrugen e tij, dhe pastaj të veprosh komplet të kundërtën duke tentuar me çdo kusht ta humbësh frymën rugoviane dhe besimin e qytetarëve që besojne në politikat e djathta dhe pastaj të punosh për shuarjen e frymës rugoviane dhe transferimin e vullnetit të votuesve te subjektet që përfaqesojne të majtën duke e tradhëtuar elektoratin në menyrën më të paskrupullt, këtë mund ta bëj vetem një politikan që aksidentalisht mbanë pozite deputeti e i tillë është Haxhi Avdyli, i cili prapë po e potencoj se është njeriu që ka punësuar familjar në institucione duke shkelur të gjitha premtimet e fushates zgjedhore.

Sa për poziten e Zëvendësministrit ka me shumë se një muaj që e kam në dispozicion, e te cilën e kam refuzuar kategorikisht, madje një ofertë e tillë më është bërë edhe dje dhe sot kur po e jap këtë deklaratë , mbase Haxhiun se kanë informuar shokët e tij, por lufta ime nuk ka të bej me interesin tim personal, por jam nisur në shërbim të mbrojtjes së votuesve tonë, subjektit tonë dhe mbajtjes së premtimeve që i kemi dhënë në fushatë.E kuptoj se Haxhi Avdyli nuk e ka problem të bëj devijime ,por unë asnjëherë as për pozitë Zv. Ministri dhe për asnjë interes tjetër nuk do të devijoj nga rruga e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova sepse me këtë premtim i kemi marrur votat tek elektorati ynë.

Për t’i ballafaquar argumentet e ftojë publikisht Haxhi Avdylin në debat publik në cilin do medium televiziv nacional.

Balton Derguti Kordinator Lista Guxo, Ferizaj