Shi e breshër në Gjakovë

Në qytetin e Gjakovës është duke mbretëruar mot i ligë sot.
Qytetarët në adresën e Indeksonlines kanë dërguar video ku shihet se në Gjakovë është duke rënë shi e breshër.
Në ditët e fundit në territorin e Kosovës ka pasur temperatura të larta por pritet që në ditët në vijim të ketë ulje të temperaturave. /Indeksonline/