Policia ia bën “me shnet” një dënim 150 euro ferizajasit që bëri “shllajfa” tek nënkalimi i “Bashkimit të Qytetit”

Policia e Kosovës, pas raportimit të Indeksonline, ka dënuar një qytetar(L.T 33 vjeç) në Ferizaj që po bënte “shllajfa” tek nënkalimi i “Bashkimit të Qytetit” të Ferizajt mbrëmë.
Ferizajasi është dënuar me 150 euro dhe një pikë negative. Indeksonline publikoi videon ku shihej qytetari me veturën e tij që bënte veprime jo të hijshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./Indeksonline/