Qeveria e re izraelite ballafaqohet me pengesat e para legjislative

Qeveria e re izraelite e ka pasë pengesën e saj të parë, pasi nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për të zgjatur afatin e një rregulloreje që ndalon në mënyrë efektive palestinezët nga Bregu Perëndimor dhe Gaza të martuar me izraelitë të bëhen shtetas të Tel Avivit.
Koalicioni përbërës i Qeverisë kishte rënë dakord për të ndryshuar ligjin për t’i dhënë 1600 palestinezëve që jetojnë në Izrael vizat e qëndrimit, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.
Por ligji ka dështuar të kalonte në Knesset nga deputetët, pasi partia e opozitës dhe aleatët e saj votuan kundër zgjatjes së urdhëresës. Një anëtar i partisë Yamina të kryeministrit Naftali Bennett gjithashtu votoi kundër ligjit.
Ligji daton që nga viti 2003 dhe fillimisht është prezantuar si një urdhëresë e përkohshme. Më vonë është zgjeruar për të ndaluar njerëzit nga Irani, Iraku, Libani dhe Siria të bëhen shtetas përmes bashkëshortëve izraelitë.