75 Mall Live Search
12:38 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

Erdhi nga Gjermania, policia ndalon qytetarin në Merdare, ndodhej në “Stop Listë”

Mbrëmë rreth orës 22:30 në Merdare, Policia e Kosovës e ka ndaluar një person pasi i njëjti ishte në kërkim policor apo “Stop Listë”.

“Indeksonline”, mëson se ai kishte ardhur nga Gjermania dhe bëhet fjalë për personin me inicialet E.J i ditëlindjes 1983.

I dyshuari, sipas burimeve të “Indeksonline”, ka pasur urdhër ndalimi nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘privim nga liria’.

I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Pejë./Indeksonline/