Dua Lipa iu del në mbrojtje lojtarëve të Anglisë pas humbjes

Dua Lipa ka qenë në mbështetje të Anglisë gjatë gjithë Kampionatit Evropian.
Këngëtarja kosovare u ka dalë në mbrojtje “Tre Luanëve” edhe pas humbjes në finalen e madhe të “Wembley”.
“Të gjithë djemtë na bënë krenarë. Ju lumtë për lojën e mrekullueshme. Ju duam Angli. Ne do ta sjellim sërish në shtëpi”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.
Pas më shumë se 120 minutave Italia dhe Anglia nuk arritën të përcaktonin fituesin e finales së Euro 2020, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.
Në gjuajtjen e penalltive, Azzurët ishin më të saktë, duke realizuar tre, për dallim nga Tre Luanët që shënuan vetëm dy. /IndeksOnline/
